Hutat për të cilët njerëzit menduan që janë jashtëtokësorë! (Video)

E publikuar: 20/11/2017 23:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Punonjësit e angazhuar në një ndërtesë në Andhra Pradesh të Indisë, kanë postuar pamjet folesë së zogjve, ku ndodhen tre hutë që erdhën në jetë para pak ditësh.

Meqenëse nuk kishte ndonjë përshkrim adekuat, shikuesit menduan se bëhet fjalë për jashtëtokësorë, por më vonë u kuptua se janë shpezë, transmeton Telegrafi.

“Kur e shikova mu duk që janë krijesa të gjata dhe me sy të mëdhenj, e këto nuk janë më të mëdha se shuplaka e dorës”, ka qenë një koment lidhur me rastin.

Me të kuptuar që janë zogj dhe jo krijesa nga ndonjë planet tjetër, shumë njerëz e kanë shpërndarë filmimin në rrjetet sociale. /Telegrafi/