Hoxhaj i reagon Sërbisë: Përmes mediave që i kontrolloni po tentoni ta destabilizoni Ballkanin

E publikuar: 05/12/2018 15:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendës-kryeministri Enver Hoxhaj, përmes një postimi në Twitter i ka reaguar Serbisë, për propagandën e vazhdueshme që po bëjnë ndaj Kosovës. Hoxhaj ka theksuar se si anëtar të ardhshëm të NATO-s shteti ynë garanton paqe dhe stabilitet.
“Këto kërcënime janë veprime të qëllimshme për ta destabilizuar Ballkanin Perëndimor”, shprehet Hoxhaj.

Postimi i plotë i tij:

Serbia edhe sot po vazhdon propagandën e saj agresive kundër Kosovës, përmes mediave të kontorlluara nga ajo, në mënyrë që të krijjojë panik. Këto kërcënime janë veprime të qëllimshme për ta destabilizuar Ballkanin Perëndimor. Si anëtare e NATO-s në të ardhmen dhe rrugës së transformimit të FSK-së në Ushtri do të ju garantojnë vetëm paqe dhe stabilitet.