Hoti për masakrën e Rahovecit: Kriminelët do të marrin atë që meritojnë

E publikuar: 19/07/2020 12:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se 19 korriku i vitit 1998, ua kujton masakrën e forcave serbe në Rahovec, që u pasua me të tjera masakra në mbarë Kosovën, deri në çlirimin e plotë në qershor 1999.

“Le të pushojnë në paqe këta martirë të lirisë. Kriminelët do të marrin atë që meritojnë. Drejtësia do të mbisundojë, si në tokë ashtu edhe në qiell”, ka shkruar ai./kp/