Hoti emisar i Mustafës për ta negociuar koalicionin LDK-LVV

E publikuar: 23/06/2017 17:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, nuk e ka përjashtuar koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe për këtë ka caktuar si emisar, të nominuarin për kryeministër të partisë së tij, Avdullah Hoti.

Gazeta Metro mëson se Mustafa, ka vendosur që vet të mos negociojë me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe për këtë ka caktuar si kryenegociator, Avdullah Hotin.

Në anën tjetër, LDK e ka përjashtuar çdo mundësi të koalicionit me PDK’në, dhe koalicionin PAN, ku PDK është pjesë e tij.

Mustafa, nuk e ka përjashtuar që të negociojë për koalicion me dy partitë tjera, pjesë e PAN’it, AAK dhe Nisma.

Ai ka thënë se do të presin dështimin e PAN’it për t’i bërë votat për ta formuar qeverinë, dhe pastaj do të negociojnë, me Lëvizjen Vetëvendosje, e edhe me AAK’në dhe Nisma’n, nëse këto dy të fundit, tërhiqen nga koalicioni PAN.

Mustafa, ka thënë se LDK kërkon postin e kryeministrit për të hyrë në koalicion me ndonjërën nga partitë parlamentare, përjashtuar PDK’në, e cila e ndihmoi opozitën për ta rrëzuar qeverinë e drejtuar prej tij.