Hormonet e stresit – si krijohen dhe si e drejtojnë organizmin tonë

E publikuar: 06/04/2015 20:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Falë punës së sistemit nervor simpatik reagimet në stres te çdokush janë individuale dhe për këtë arsye në situata stresuese disa do të jenë të pacipë dhe do të hedhin gjithë energjinë negative nga vetja. Ndërsa tjerët do të heshtin derisa të mos “shpërthejnë”. Prapa reaksioneve psikologjike dhe fizike ndaj stresit qëndrojnë një varg i gjatë i hormoneve trupore, mes të cilave më të rëndësishmit janë kortizoli, adrenalina dhe noradrenalina.

Adrenalina. – Epinefrina ose adrenalina është hormon të cilin e sekretojnë gjëndrat mbiveshkore pas sinjalit të trurit që është në situatë të rrezikshme, stresuese ose eksituese në të cilën duhet të përgatitet trupi.

Adrenalina së bashku me noradrenalinën është përgjegjëse për reaksionet momentale gjatë stresit, ndërsa është përgjegjëse për efektin fright-fight-flight (frika-lufta-ikja). Rrit qarkullimin e gjakut në zemër, vëllimin njëminutësh të zemrës, por edhe energjinë e përgjithshme. Mekanizmi i adrenalinës në trup është zhvilluar në përputhje me evolucionin për t’i mbrojtur njerëzit nga rreziqet që ua rrezikojnë jetën.

Kortizoli. – Ky hormon steroid krijohet në koren e gjëndrës mbiveshkore, ndërsa krijohet si rezultat i stresit. Ndihmon në mbajtjen e balancës në mes sasisë së lëngjeve në trup dhe tensionit të gjakut, ndërsa në sasi optimale kortizoli është i domosdoshëm për të mbijetuar. Megjithatë, si pasojë e stresit kronik kortizoli ka shumë efekte negative, siç është shtypja e imunitetit, rritja e nivelit të sheqerit në gjak, zvogëlimi i libidosë, por edhe krijimi i shumë sëmundjeve malinje.

Noradrenalina. – Ky hormon i paraprin adrenalinës, ndërsa është substancë bartëse në sistemin nervor. Duke iu falënderuar noradrenalinës vjen deri te aktivizimi i trurit, rritja e koncentrimit dhe vëmendjes, ngushtimit të enëve të gjakut dhe zgjerimit të bebëzave. Noradrenalina është e rëndësishme edhe në gjendje të qetësisë, sepse rregullon gjumin dhe disponimin, kurse rritja natyrale e nivelit të këtij hormoni në gjak mund të jetë shenjë e sëmundjes së gjëndrave mbiveshkore.