Hong Kongu i gatshëm të licencojë kriptovalutat

E publikuar: 03/11/2018 04:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hong Kongu mund të bëhet vendi i radhës i cili vendos të rregullojë kriptovalutat me autoritetet të gatshme të ndërmarrin një hap të tillë.


Autoritetet thanë se kanë të gatshëm një bazë ligjore konceptuale e cial mund të përdoret për të rregulluar aktiviteitn e bursave kriptografike të cilat operojnë jashtë ligjeve financiare në fuqi.

Disa prej platformave më të mëdha në botë të tregtimit të kriptovalutave kanë zgjedhur Hong Kongun si bazë për operacionet e tyre.


Megjithatë Japonia njihet si vendi i kriptovalutave. Ky vend tashmë ka prezantuar licencimin e bursave, por kritikat nuk kanë munguar.

Binance, platforma më e madhe në botë e këmbimit, e konsideron rregulloren Japoneze si tejet të shtrënguar.

Po Hong Kongu si do të veprojë? Aktualisht nuk ka zëra për licencimin e bursave. /PCWorld Albanian