Hithri bima që bënë mrekulli në zgjatjen e flokëve

E publikuar: 19/08/2017 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Flokët e gjata dhe të shëndetshme janë ëndërr për çdo femër. Rënia e flokëve dhe flokët e pashëndetshëm janë dy nga problemet më të zakonshme që njerëzit hasin.

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj positive. Sidoqoftë, këto probleme mund të zhduken shumë lehtë . Merni hithra pastroni dhe vloni në një tenxhere.

Pasi të vlohen hithrat, kulloni ato në një shishe dhe çdo herë kur t`i pastroni flokët aplikojeni lëngun e hithrave.

Pas disa ditësh ju do të vëreni se flokët tuaja janë më të gjata, më të forta dhe shkelqejnë.