“Hashim Thaçi, protagonist i krizave në Kosovë”

E publikuar: 24/02/2016 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha, ka theksuar se shndërrimi i çështjes së presidentit të Kosovës, në çështje aritmetikore është tregues i krizës së thellë në të cilën ndodhemi.
Ai në Facebook ka shkruar se protagonisti i krizave të vazhdueshme politike, që nga lufta është pikërisht kandidati Hashim Thaçi.

“Është koha, pasi ai nuk e ka kuptuar nevojën e Kosovës, ta kuptojnë qytetarët, se Kosova ka nevojë të marrë frymë prej ambicieve të tij të pafundme që të jetë pronar i Kosovës, i lirisë së saj, i pasurisë së saj dhe i shitjes së saj. Kosova duhet të lirohet nga grupet që ia kanë zënë frymën dhe t’i kthehet qytetarëve të vet”, ka shkruar Berisha.