Haradinaj-Stublla, letër ambasadorëve të Kuintit pas kërcënimit të Daçiqit

E publikuar: 03/10/2020 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Jashtme e Kosovës u ka shkruar letër ambasadorëve të vendeve të QUINT-it në lidhje me veprimet e fundit të shtetit serb karshi gjetjes së trupave të shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovë.

Haradinaj Stublla këto veprime të Serbisë i ka quajtur të turpshme.

Bëhet fjalë për deklaratën e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, ku kërcënoi serbët të cilët tregojnë varret e viktimave shqiptare të varrosura në Serbi gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Haradinaj në këtë letër po ashtu ia ka rikujtuar QUINT-it se Kosova pret drejtësi për 13 mijë viktimat e vrara në luftë, përfshirë këtu gra, pleq e fëmijë.

“Kjo është letra ime për ambasadorët e QUINT-it për veprimet e fundit të turpshme të qeverisë serbe karshi viktimave Kosovare-Shqiptare të luftës së fundit në Kosovë”, ka shkruar ajo në Twitter.