Haradinaj nuk tërhiqet: Taksa do të mbesë deri në njohjen nga Serbia

E publikuar: 03/12/2018 17:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk do të tërhiqet taksa prej 100% ndaj mallrave nga serbia dhe Bosnja pavarësisht se një mysafir i lartë nga Brukseli, Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn, erdhi enkas për këtë gjë.“Do ta respektojmë vendimin e qeverisë dhe ky vendim mund të anulohet me rastin e njohjes së pavarësisë nga Serbia”, tha Haradinaj në një konferencë për shtyp pas takimit me Hahn.“Ndoshta mund të duket larg, por ne që tani mund ta bëjmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ku do të përfshiheshin të gjitha temat, borxhet…”, shtoi ai

“Serbët nuk janë të rrezikuar nga ky vendim, vendimi nuk i ndikon ata. Lista e produkteve personale që një qytetar mund t’i sjellë (nga Serbia) është e gjatë. Taksa vlen për importin nga Serbia dhe Bosnja dhe si e tillë do të respektohet”, tha Ramush Haradinaj.Ai tha se ka një kërkesë nga BE për largimin e taksës, por përgjigja thotë se i ka dhënë Hahn-it ishte negative.“I thash që zgjidhja ekziston dhe kjo është një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila nënkupton edhe tregtinë e lirë”, tha Haradinaj.