Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti po shkon rrugës së presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro – i cili njihet për raporte jo të mira me SHBA-në.
Haradinaj ka thënë se njerëzit rreth Kurtit janë duke e ndërtuar një “Maduro” prej tij, ngase, siç ka thënë ai, ata po e këshillojnë për veprime anti-kushtetuese.
“Janë kah e çojnë kah rruga e Maduros. Njerëzit rreth tij janë duke e ndërtuar një Maduro nga Kurti. Njerëzit që i thonë Kurtit ‘mos e lësho pushtetin’ pas rrëzimit nga Kuvendi prej 2/3-at e deputetëve të Kuvendit, ata janë armiq të tij. Nëse nuk i respekton rregullat kushtetuese hyn në një terren tjetër – gabim është ajo rrugë”, ka thënë Kurti në T7.