Haradinaj merr mbështetjen e AAK-së për fillimin e negociatave rreth krijimit të Qeverisë

E publikuar: 23/06/2017 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës dhe kryetarët e degëve, në mbledhjen e përbashkët të mbajtur sot ka shqyrtuar rezultatin zgjedhor, hapat drejt krijimit të insitucioneve qendrore si dhe përgaditjet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Siç bëhet e ditur në një kumtesë për media të kësaj partie, organet më të larta të saj i dhanë mbështetje të plotë të nominuarit për Kryeministër, Ramush Haradinaj, që të zhvillojë negociatat me partnerët e mundshëm për krijimin e Qeverisë dhe institucioneve që dalin nga zgjedhjet e 11 qershorit.

Poashtu, Kryesia e Aleancës është shprehur e bindur se nuk do të ketë vështirësi e as vonesa në krijimin e institucioneve të reja qendrore, transmeton Klan Kosova.