Haradinaj: Kosova ka nevojë për mbështetjen e NATO’s për FSK’në

E publikuar: 10/05/2018 18:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Iniciativat dhe projektet mbështetëse të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë (NALT), për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ishin temat që u biseduan në takimin që kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pati me drejtorin NALT, Gjeneral Ralf Hoffmann.

“FSK vazhdon të jetë forcë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe e përkushtuar që t’u ofrojë siguri të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar nevojën e mbështetjes së NATO-s për Kosovën, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj falënderoi gjeneralin Hoffmann dhe ekipin që e udhëheq për mbështetjen e parezervë që po i jep FSK-së, duke shprehur gatishmërinë e plotë për thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me NATO-n.

Pasi falënderoi kryeministrin për pritje, drejtori i NALT-it, Gjenerali Ralf Hoffmann, njoftoi kryeministrin Haradinaj për angazhimet e përbashkët me FSK-në dhe institucionet tjera të sigurisë, si dhe për planet e NALT në vitin 2018.