Haradinaj: Kemi ende nevojë për shqiptarët e Amerikës

E publikuar: 27/02/2019 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur një delegacion shqiptaro-amerikan si dhe anëtarin e Këshillit Bashkiak në qytetin e Nju Jorkut, Mark Gjonaj.

Pas takimit, kryeministri Haradinaj tha se Kosova është zotuar që të forcohet lidhja mes shqiptarëve dhe miqësia e përhershme me aleatët ndërkombëtarë.

“Në një bashkëbisedë të hapur për zhvillimet në Kosovë, pozitën dhe rolin e faktorit shqiptar në gjeopolitikën ballkanike, u pajtuam se ruajtja e unitetit për të drejtën dhe të vërtetën tonë garanton avancimin e interesave tona në rajon dhe më gjerë”, deklaroi kryeministri Haradinaj.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të New York City, Mark Gjonj, tha se raportet mes Kosovës dhe SHBA-ve mbesin të mira pavarësisht zhvillimeve aktuale, duke thënë se është koha që Kosova të veprojë si shtet i pavarur.

Gjonaj u nderua me Medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut nga kryeministri Haradinaj.