Haradinaj e Limaj me dallime rreth taksës

02.02.2019 07:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haradinaj e Limaj me dallime rreth taksës

Me diskurs të ndryshëm rreth taksës ndaj importeve të Serbisë kanë folur të premten dy aleatët më të mëdhenj politikë që në mandatin e shkuar ishin në opozitë e tash janë pjesë e koalicionit qeverisës – kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj. I pari ka përsëritur se taksa hiqet vetëm kur fqinji verior ia njeh shtetësinë Kosovës, e i dyti ka theksuar se kjo do të bëhet gjatë rrugës për njohje.

Për të revokuar vendimin që vë taksë 100 për qind për prodhimet që kanë origjinë Serbinë, është shtuar këtë javë presioni ndërkombëtar, e veçmas i Shteteve të Bashkuara, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ambasadori Philip Kosnett ka paralajmëruar dëmtim raportesh ndërshtetërore në rast se autoritetet në Prishtinë shpërfillin kërkesën. Ai ka shtruar nevojën për veprim të shpejtë, pasi ka theksuar se ka një momentum në dialog për të cilin SHBA-ja beson se mund ta sjellë marrëveshjen gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi.

E, autoritetet serbe refuzojnë të marrin pjesë në dialog, për aq kohë sa taksa është në fuqi.

Haradinaj përballet me kërkesën edhe të Partisë Demokratike, partner kryesor në qeverisje, për të vepruar konform kërkesës së SHBA-së. Madje Kadri Veseli, kryetar i kësaj partie, ka paralajmëruar se do të dalë nga Qeveria në rast se raportet me Washingtonin lëndohen.

Por Haradinaj nuk është zmbrapsur nga qëndrimi, pavarësisht kërcënimit.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Imami Drilon Gashi e përsërit: Lejohet të falemi shqip

Imami Drilon Gashi e përsërit: Lejohet të falemi shqip

Haradinaj: Populli i Kosovës frymon në nderim të të rënëve

Haradinaj: Populli i Kosovës frymon në nderim të të rënëve

Trump thotë se Britania do të dalë nga BE-ja pa marrëveshje

Trump thotë se Britania do të dalë nga BE-ja pa marrëveshje

“Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Skenderajt ndërtojnë edhe pesë shtëpi për familjet në nevojë

“Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Skenderajt ndërtojnë edhe pesë shtëpi për familjet në nevojë

Thaçi zbrapset nga Amerika, brenda tre dite ndryshon qëndrim për Asociacionin

Thaçi zbrapset nga Amerika, brenda tre dite ndryshon qëndrim për Asociacionin

Paraburgim për dy persona, keqpërdorën detyrën zyrtare

Paraburgim për dy persona, keqpërdorën detyrën zyrtare

“Emigrantët po vdesin në Bosnje”, paralajmërimi i Kryqit të Kuq

“Emigrantët po vdesin në Bosnje”, paralajmërimi i Kryqit të Kuq

Hoxha nga Mitrovica që zbuloi 42 varre në vitin 1999, por kurrë nuk iu dha mundësia të dëshmojë

Hoxha nga Mitrovica që zbuloi 42 varre në vitin 1999, por kurrë nuk iu dha mundësia të dëshmojë

Pejë: Policia i gjen rreth një kilogram drogë në veturë – arrestohet 22 vjeçari

Pejë: Policia i gjen rreth një kilogram drogë në veturë – arrestohet 22 vjeçari

Taksa 100 për qind, industria prodhuese shënon rritje të lehtë

Taksa 100 për qind, industria prodhuese shënon rritje të lehtë

Politikanë të Serbisë: Shkojmë kur të duam në Kosovë, aq na bën ndalesa e Haradinajt

Politikanë të Serbisë: Shkojmë kur të duam në Kosovë, aq na bën ndalesa e Haradinajt

Shteti i fajdeve

Shteti i fajdeve

Miftaraj: Sistemi i drejtësisë me mosveprim po i promovon fajdetë

Miftaraj: Sistemi i drejtësisë me mosveprim po i promovon fajdetë

Shaqiri, shqiptari i parë që dy herë “pushton” Evropën

Shaqiri, shqiptari i parë që dy herë “pushton” Evropën

Serbia akuzon BE-në:Kosova nuk po respekton Marrëveshjen e Brukselit

Serbia akuzon BE-në:Kosova nuk po respekton Marrëveshjen e Brukselit

Mbyllet pjesa e parë me epërsi të Liverpoolit

Mbyllet pjesa e parë me epërsi të Liverpoolit