Haradinaj e ka mirë

E publikuar: 03/08/2015 02:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkëlqim Ajdini

Ramush Haradinaj në një deklaratë të tij tha “mos i mbuloni te vdekurit me flamuj arabë”. Menjeherë ia nisen të reagojnë disa njerëz që janë te prirur të krijojnë armiqë në emër te fesë. Edhe më e çuditshme është qe po reagojnë disa dijetarë te ashtuquajtur te hakut (te vertetes), e që nuk kanë lënë gjë pa e quajtur bidat (risi në fe), ndersa ketu iu kane vërsulur Ramushit. Për ta qartësuar, këta dijetarë të “hakut” prej punëve të para të tyre në dekadën e fundit kanë sulmuar e luftuar çdo traditë fetare që kishte ndërlidhshmëri edhe me traditën kombētare. Kanë aktualizuar sindromin “bidat” që përkthehet ne mënyrë shabllone si risi, ani pse kuptimi i saj është shumë më i gjêrë.
Iu kane vërsulur Haradinajt pikërisht në diçka që është bidat (risi, saktësisht siç e peërdorin këta dijetarë dhe simpatizantët e tyre), sepse nuk është nga dispozita islame të mbulohen të vdekurit me ata flamuj të jeshilt edhe nese nuk jane arabë. Aq më keq po quhen flamuj islamë, e flamujt islamë nuk jane te jeshilt.

Ne disa xhami kam parë edhe flamuj të Pakistanit qe valojnë nëpër minare me pretekstin se janë flamuj islamë. Kjo si rrjedhojë e kuptimit të ngushtë të Islamit, duke e identifikuar Islamin në bazë të një kombi të caktuar. Keni mundur ta vëreni se si irritohen disa kur ke bindje a qëndrime kundër Turqisë apo Arabisë Saudite. Kjo për faktin se, ia atribuojnë vlerat islame këtyre vendeve, edhe pse për fatin e keq të tyre, kjo nuk është e vërtetë. Në Kur’an kemi një versetqë në kuptim thuhet: “nuk ka dallim arabi nga joarabi, i ziu nga i bardhi…te Zoti janë të gjithë të barabartë”

Nuk po shoh sinqeritet në reagimin këtyre dinetarëve dhe të simpatizantëve të tyre, sepse nëse janë dijetarë apo muslimanë qe e pasojnë rrugën e hakut (të vërtetës) duhet t’ia pranojnë Ramushit në këtë aspekt, ani pse ky i fundit nuk e ka dhënë atë deklaratë ne këtë kontekst, pra që kjo punë që po e bëni nuk ka bazë as fetarisht.

Ky fenomeni i përçarjes dhe krijimit të armiqëve qe po praktikojnë këta, deri në atë shkallë që keqëpërdoret edhe për përfitime votash (lexo: Gëzim Kelmendi) nuk ka burim në Islam.

Shkëlqim Ajdini, gazetar dhe njohës i zhvillimeve fetare