Hadergjonaj prezantohet para shokëve të skuadrës, këndon këngën më të bukur në gjuhën shqipe (Video)

E publikuar: 23/09/2017 07:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është padyshim njëri nga mbrojtësit më të mirë shqiptarë dhe sapo është transferuar në kampionatin më të fortë në botë, atë anglez.

Fjala është për talenti e jashtëzakonshëm nga Kosova, Florent Hadergjonaj që ditë më parë debutoi me skuadrën e re Huddersfield.

Por prezantimi para skuadrës ka ardhur vetëm të premten mbrëma, ku ishin duke ngrënë të gjithë futbollistët darkë.

Ashtu siç e do tradita, futbollistët e rinj duhet të këndojnë para shokëve të tjerë të skuadrës, transmeton Telegrafi.

Telegrafi ka siguruar videon ku shihet Hadergjonaj duke kënduar.

22-vjeçari ka zgjedhur këngën më të bukur në gjuhën shqipe ‘Xhamadani vija vija’ që ta këndojë para shokëve të skuadrës.

Në momentin që Florenti këndonte, shokët e skuadrës qeshnin me të madhe pasi lojtari ka talent të madh për futboll, por jo edhe aq shumë për muzikë.

Gjithsesi djaloshi nga Kosova tregoi edhe njëherë me krenari prejardhjen e tij.

Ai pritet së shpejti të vendosë nëse do të luajë me Përfaqësuesen e Kosovës apo atë të Zvicrës. /Telegrafi/