Guardiola: Nuk i fitoi unë titujt, ju kush i fiton

E publikuar: 17/12/2016 09:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pep Guardiola edhe një herë tjetër ka thënë se titujt ia kanë fituar lojtarët e jashtëzakonshëm që ka pasur
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e pranon se të gjithë titujt që ka fituar kanë qenë mëritë e lojtarëve të jashtëzakonshëm që ka pasur.

Ai tha se kjo është normale kur keni lojtarë si Henry, Messi, Alonso, Lahm e Lewandowski.

“Unë isha me fat që kisha lojtarë si Henry, si Messi, si Lahm, si Alonso, si Lewandowski dhe kjo është arsyeja pse kisha sukses”, tha Guardiola gjatë një interviste me Therry henry për Sky Sports.

“Kur fitova në Barcelonë e thash disa herë në konferencat për media, se po fitojë falë lojtarëve të jashtëzakonshëm që kam”, vazhdoi spanjolli.

“Tani po më thonë se kam fituar falë lojtarëve që kisha, po është e vërtetë. E kam thënë vite më parë dhe është normale”. /Express/