Gruaja që fiton 30 mijë dollarë duke postuar fotografi të këmbëve të saj në Instagram (Foto)

E publikuar: 04/10/2018 21:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua thotë se fiton rreth 30 mijë dollarë në vit, vetëm e vetëm duke postuar fotografi të këmbëve të saj në Instagram.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Gweneth Lee, 49 vjeçe, thotë se ajo ka “rrëmbyer” mbi 2.500 dollarë në muaj duke fotografuar këmbët e saj, dhe duke i ndarë ato në mediat sociale.

Siç pretendon ajo, ajo merr dhurata në të holla, si dhe dhurata me vlerë mbi 4.000 dollarë në vit nga “fansat” që i kërkojnë asaj të dërgojë fotografi.

Disa tifozë gjithashtu i kërkojnë Gweneth-it që të takohen në jetën reale, dhe ata paguajnë deri në 300 dollarë për një orë “për t’i masazhuar, për t’ia lëpirë dhe për t’u kënaqur” me këmbët e saj.

“Unë kam këmbë të bukura pasi pi shumë ujë, ha peshk, përdor krem dhe më e rëndësishmja, mbaj gjithmonë veshur çorape”, citohet të ketë thënë Lee. /Telegrafi/