Gratë deputete kërkojnë më shumë pushtet

08.03.2015 15:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi i Kosovës ka mbledhur të dielën, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas më 8 mars, deputetet gra nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia si dhe përfaqësuese të jetës politike nga Mali i Zi e Lugina e Preshevës.

Gratë e përfaqësuara në jetën politike shqiptare në rajon, janë angazhuar për përfaqësim të dinjitetshëm të gruas në politikë e institucione dhe jo vetëm përfaqësim sa për përmbushje kuotash.

Kryesuesja e këtij Kuvendi të gruas, ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Arta Dade, ka thënë se gruaja ka qenë protagoniste e të gjitha zhvillimeve historike e shoqërore.

Ndërkohë, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatçiu, ka theksuar se Kuvendi i Kosovës u shndërrua më 8 mars në Kuvendin e grave nga të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët.

Ajo ka thënë se Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës parashohin përfshirje të barabartë të gruas në institucione. Por, në praktikë, kjo nganjëherë, sipas saj nuk është aq e lehtë të realizohet.

“Kosova sot udhëhiqet për herë të parë nga një grua presidente. E ka një kryetare të komunës. Por, nga 22 ministri, vetëm dy udhëhiqen nga gratë. Nga 14 komisionet parlamentare, vetëm 4 udhëhiqen nga gratë, kurse kemi 3 gra që udhëheqin me grupet parlamentare, ku kemi avancim”, ka thënë Sahatçiu.

Fuqizimi i kombit shqiptar duhet të shkojë krahas fuqizimit të gruas, ka thënë Edita Tahiri, ministre në Qeverinë e Kosovës, e angazhuar si kryenegociatore në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka potencuar se përfaqësimi i femrës në institucione, nuk duhet të shihet vetëm si përmbushje e kuotave, por të jetë një përfaqësim kualitativ.

“Mesazhi im i sotëm është: Të hapen dyert për gratë, sepse hapja e dyerve do të jetë hapje e dyerve për zhvillim, demokraci, fuqizim dhe bashkim kombëtar, në suazat të cilat unë i mendoj si bashkim i vlerave tona, si fuqizim i kombit, për çka mendoj se kombi shqiptar po bëhet lider në Ballkan. Kemi qenë të shtypur në shekullin e XX, por shekulli XXI është shekull i shqiptarëve dhe do të jemi lider në paqe, stabilitet e zhvillim”, është shprehur Edita Tahiri.

Në anën tjetër, deputetja Monika Kryemadhi nga Lidhja Socialiste për Integrim në Kuvendin e Shqipërisë, ka thënë se në politikën shqiptare gruaja përfaqësohet dhe ka pozita udhëheqëse në të gjitha institucionet. Me kuotat aktuale, ajo ka vlerësuar se gruaja në Shqipëri ka dëshmuar se është e aftë të udhëheqë në politikë.

“Për sa i përket përfaqësimit të gruas në legjislativ, vërtetë kemi një përfaqësim të lartë. Nga 17 ministri, ne kemi 7 gra që janë ministra, kemi shumë zëvendësministre, kemi drejtoritë më të mëdha e më të fuqishme të shtetit shqiptar që drejtohen nga vajzat e reja dhe shumë institucione tjera të rëndësishme, që tregojnë që gruaja i ka mundësitë e kapacitetet për të drejtuar”, ka theksuar Kryemadhi.

Deputetja në Kuvendin e Maqedonisë, Shpresa Hadri, nga Bashkimi Demokratik, ka thënë se femra në këtë vend çdo ditë e më tepër po arsimohet dhe emancipohet.

“Është një fatmirësi që tashmë problemi i vijimit të shkollimit të femrës, si një nga komponentet më diskriminuese ndaj saj, i takon së kaluarës. Të dhënat e fundit janë inkurajuese dhe tregojnë një trend në rritje të femrave me arsim të lartë e sipëror, madje në shumë raste me përqindje edhe më të lartë se gjinia komplementare”, ka deklaruar Hadri.

Në seancë, ishin ftuar edhe gratë përfaqësuese nga Lugina e Preshevës dhe Malit të Zi.

Albiona Ibrahimi, përfaqësuese e grave të Luginës së Preshevës ka thënë se përfshirja e femrës në institucione atje realizohet kryesisht vetëm në nivelin lokal.

Ajo ka kërkuar ndihmën e institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë për shkollimin dhe emancipimin e femrës, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi nga Lugina e Preshevës, pasi që, siç ka thënë ajo, në Serbi, atyre u ofrohen kushte minimale për zhvillim, raporton rel.

Ndërkohë, Zylfije Duraku përfaqësuese e grave nga Mali i Zi ka thënë se për shqiptarët e Malit të Zi, përfshirë edhe femrat, Kosova ishte dera e vetme ku mund të mësohej shqip, deri së voni kur kjo mundësi është krijuar edhe në Podgoricë.

Tradita e seancave parlamentare të deputeteve gra ka nisur vitin e kaluar në Tiranë, po në Ditën Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Meta: Nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje pa dekretin e presidentit

Meta: Nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje pa dekretin e presidentit

Shkup: Pas trysnisë nga BE-ja shtohen angazhimet kundër korrupsionit

Shkup: Pas trysnisë nga BE-ja shtohen angazhimet kundër korrupsionit

Matoshi bashkë me deputetë dalin në teren,  vizitojnë një gurëthyes në Malishevë

Matoshi bashkë me deputetë dalin në teren, vizitojnë një gurëthyes në Malishevë

Tanin kritika të ashpra ndaj autoriteteve kosovare për arrestimin e punonjësve të UNMIK-ut

Tanin kritika të ashpra ndaj autoriteteve kosovare për arrestimin e punonjësve të UNMIK-ut

Daçiq plot ankesa ndaj Kosovës në OKB: Populli serb po terrorizohet

Daçiq plot ankesa ndaj Kosovës në OKB: Populli serb po terrorizohet

Vuçiq: Gati se është e sigurt që nuk do të ketë takim në Paris

Vuçiq: Gati se është e sigurt që nuk do të ketë takim në Paris

Osmani: Kosova dhe Maqedonia e Veriut intensivisht po lidhen mes veti

Osmani: Kosova dhe Maqedonia e Veriut intensivisht po lidhen mes veti

Gjilani me dhjetëra aktivitete për 20-vjetorin e çlirimit

Gjilani me dhjetëra aktivitete për 20-vjetorin e çlirimit

Mullisët dhe Agjencia e Ushqimit me mospajtime rreth cilësisë së miellit

Mullisët dhe Agjencia e Ushqimit me mospajtime rreth cilësisë së miellit

Nis bixhozi i paligjshëm në Kosovë, policia konfiskon mijëra euro

Nis bixhozi i paligjshëm në Kosovë, policia konfiskon mijëra euro

Regjistrimi i popullsisë, opozita maqedonase kërcënon me bojkot

Regjistrimi i popullsisë, opozita maqedonase kërcënon me bojkot

Krasniqi: Thelbi i tensioneve në Shqipëri është lufta për kontrollin e tregjeve ekonomike

Krasniqi: Thelbi i tensioneve në Shqipëri është lufta për kontrollin e tregjeve ekonomike

Në Gjilan u inaugurua projekti për avancimin e zyreve të e prokurimit, donacion i USAID’it

Në Gjilan u inaugurua projekti për avancimin e zyreve të e prokurimit, donacion i USAID’it

Gjykata e Apelit ka vetëm dy gjyqtarë që merren me çështje ekonomike

Gjykata e Apelit ka vetëm dy gjyqtarë që merren me çështje ekonomike

Beqaj: Synojmë krijimin e punësimit përmes ngritjes së aftësive eksportuese

Beqaj: Synojmë krijimin e punësimit përmes ngritjes së aftësive eksportuese

Labinot Tahiri takon Haradinajn, e falenderon për fillimin e asfaltimit të një rruge

Labinot Tahiri takon Haradinajn, e falenderon për fillimin e asfaltimit të një rruge