Granit Xhaka në një moment romantik me bashkëshorten

E publikuar: 06/11/2018 21:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur jemi tek çiftet më të pëlqyera shqiptare nuk ka dyshim se kryesojnë Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita.
Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj e kanë dëshmuar se janë një nga çiftet më të dashura dhe më të ndjekura nga publiku, shkruan lajmi.net

Duke qenë se janë aktiv në rrjete sociale ata publikojnë imazhe dhe video nga më të ndryshmet. Së fundmi Graniti ndau një imazh me ndjekësit në të cilin duken mjaft të lumtur.

Ata shfaqen të përqafuar me njëri-tjetrin e që shihet se janë në kulmin e dashurisë. “Zemër”, është mbishkrimi që Graniti ia ka vënë fotos.

Leonita është krahu i djathtë i Granitit e cila e përcjell në çdo ndeshje dhe në çdo vend, ku vëmendje të madhe mori në Kampionatin Botëror “Russia 2018”.

Lirshëm mund të thuhet se janë çift për tu marrë lakmi.