Gorani: Asociacioni tregon se Kosova nuk është shtet vetëm i shqiptarëve (Video)

E publikuar: 01/09/2015 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Dukagjin Gorani thotë se Asociacioni i Komunave Serbe të Kosovës, është një fakt që dëshmon se Kosova nuk është vetëm shtet i shqiptarëve.

Ai ka thënë se këtë fakt e kemi ditur shumë kohë më parë, por politikanët kanë thënë ndryshe.

Gorani ka thënë se politikanët, që prej pasluftës, kanë marrë vota me idenë se Kosova është shtet vetëm i shqiptarëve, por ky iluzion, siç shprehet ai “tash po na bie mbi kokë”.

“Jo vetëm Asociacioni e as Gjykata speciale nuk e kontestojnë shtetësinë e Kosovës. Meqenëse themelimi i ASK dhe themelimi i tij vetëm sa e dëshmon se Kosova nuk është shtet vetëm i shqiptarëve por krejt kjo skenë politike i ka marrë votat që prej pas luftës se Kosova është vetëm shtet i shqiptarëve, se Kosova ekskluzivisht do të ndërohet prej shqiptarëve. Kjo nuk ka qenë ideja e themelimit të Kosovës, nga ata që vet e kanë themeluar, pra ndërkombëtarët. Ata kurrë nuk e kanë parë Kosovën si shtet vetëm të shqiptarëve. E sot neve po na binë kresë iluzionet që janë ndërtu mbi një instruksion pa ndihmën tanë, po si një kompromis ndëkrombëtar”, ka thënë Gorani në një debat televiziv.