Goditje e rëndë për presidentin: Hashim Thaçi një simbol i oktapodit politiko-kriminal

06.08.2019 16:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Goditje e rëndë për presidentin: Hashim Thaçi një simbol i oktapodit politiko-kriminal

Instituti Ndërkombëtar për Studime në Lindjen e Mesme dhe Ballkan IFIMES, me seli në Lubjanë, ia ka kushtuar një shkrim të gjatë situatës politike në vend dhe zgjedhjeve të reja që pritet të mbahen këtë vit.

Në këtë shkrim të titulluar “Zgjedhjet e parakohshme të vitit 2019 në Kosovë: Një shans i ri për dekriminalizimin e Kosovës”, presidentin aktual të shtetit, Hashim Thaçin, e cilësojnë si “simbol oktapod të politikës kriminale” në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Periudhën e Hashim Thaçit si kryeministër thonë se e kanë karakterizuar punësimet familjare, frikësimi i kundërshtarëve politikë e qytetarëve, presioni ndaj mediave dhe krimi e korrupsioni i përhapur në çdo pjesë të shtetit e shoqërisë.

“Qeveria e udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe klani i tij karakterizohet me nepotizëm, frikësim të kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve, presion ndaj mediave, reagime, krim, mostransparencë dhe korrupsion në çdo sferë të shoqërisë Kosovare”, shkruan IFIMES, transmeton Gazeta Express.

Përveç kësaj ata thonë se në periudhën e qeverisjes së Hashim Thaçit me Kosovën është ngritur edhe trendi i ikjes së popullatës së moshës së re nga Kosova.

“Një tendencë posaçërisht shqetësuese është edhe emigrimi masiv i brezit të ri të popullatës me moshë pune. Qeveria e Kosovës nuk ka arritur të ndalojë këtë prirje negative. Krimi i organizuar dhe korrupsioni paraqesin një kërcënim serioz për shoqërinë e Kosovës”, potencon tutje shkrimi.

Sipas IFIMES, Hashim Thaçi si një “simbol i oktapodit politiko-kriminal” bëhet edhe më i fuqishëm duke bashkëpunuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për të cilin Instituti në fjalë thotë se, gjithashtu, ka vendosur një regjim kriminal në Shqipëri.

“Hashim Thaçi përfaqëson një simbol të oktapodit politiko-kriminal. Fuqia e Thaçit forcohet më tej përmes aleancës me kryeministrin shqiptar, Edi Rama (PS) dhe regjimin e tij, i cili ka vendosur një perandori kriminale në Shqipëri, me rrënjë të thella ndërkombëtare e që shpeshherë përdor Kosovën për të shtrirë tentakulat e saj edhe në rajon”, vazhdon tutje shkrimi.

Në këtë shkrim theksohet edhe një raport i Transparencës Ndërkombëtare e cila në indeksin e korrupsionit për vitin 2018 rendiste Kosovën te 93-tën nga 180 vende gjithsej. Të njëjtën pozitë sikurse Kosova kishin edhe Gambia, Guajana, Mongolia e Panamaja.

Ndërsa sa i përket lirisë së mediave, sipas vlerësimit të Reporterëve pa Kufij të Lirisë së Mediave, Kosova renditet në pozitën e 75-të nga 180 vende gjithsej, duke hyrë në grupin e shteteve që kanë liri të pjesshme të mediave.

Vërejtje në këtë raport jepen edhe për Qeverinë e Ramush Haradinajt e cila tashmë është në dorëheqje duke potencuar se s’ka bërë mjaftueshëm për të ndalur trendin e ikjes së popullatës, përmirësimin e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik e thithjen e investimeve të huaja./GazetaExpress/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Edhe pse pa paralajmërim! Qeveria iu ka kërkuar bizneseve  nga 22 euro për dezinfektim në Vërmicë

Edhe pse pa paralajmërim! Qeveria iu ka kërkuar bizneseve nga 22 euro për dezinfektim në Vërmicë

AKR-ja: Ne do ta votojmë Qeverinë Hoti, por jemi në opozitë

AKR-ja: Ne do ta votojmë Qeverinë Hoti, por jemi në opozitë

Kryqi i Kuq i Kosovës: Jem mirënjohës për mbështetjen e donatorëve gjatë pandemisë COVID-19

Kryqi i Kuq i Kosovës: Jem mirënjohës për mbështetjen e donatorëve gjatë pandemisë COVID-19

Në Gjilan nis normalizimi i jetës

Në Gjilan nis normalizimi i jetës

Në Klinikën Infektive, 3 janë në gjendje më të rëndë

Në Klinikën Infektive, 3 janë në gjendje më të rëndë

Nuk duan australianët që çokollatat e tyre të preferuara të prodhohen në Kinë e Egjipt

Nuk duan australianët që çokollatat e tyre të preferuara të prodhohen në Kinë e Egjipt

Ulet në mënyrë drastike numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri

Ulet në mënyrë drastike numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri

Rëndoi gjendjen e fëmijëve në Kosovë, koronavirusi

Rëndoi gjendjen e fëmijëve në Kosovë, koronavirusi

BQK: Sqarim për shtyrjen e afatit për pagesën e kësteve të kredive

BQK: Sqarim për shtyrjen e afatit për pagesën e kësteve të kredive

Kishin privuar nga liria një femër, arrestohet një person në Pejë, bashkë me djalin

Kishin privuar nga liria një femër, arrestohet një person në Pejë, bashkë me djalin

LDK: Po e presim aktgjykimin e plotë, e kemi anuliat mbledhjen e Kryesisë

LDK: Po e presim aktgjykimin e plotë, e kemi anuliat mbledhjen e Kryesisë

Është hapur pika kufitare në Vërmicë

Është hapur pika kufitare në Vërmicë

Shoferi nga Kosova arrestohet, po bartte 113 emigrantë në kamionin e tij

Shoferi nga Kosova arrestohet, po bartte 113 emigrantë në kamionin e tij

Video gjatë festës së Mike Tyson me Tupac, natën kur ky i fundit u vra

Video gjatë festës së Mike Tyson me Tupac, natën kur ky i fundit u vra

Futbollistët e famshëm me të cilët femrat ëndërrojnë të flenë

Futbollistët e famshëm me të cilët femrat ëndërrojnë të flenë

Banka Botërore: Rënia ekonomike do të vazhdojë për disa kohë në rajon

Banka Botërore: Rënia ekonomike do të vazhdojë për disa kohë në rajon