Gocat nudo në një ndeshje Regbie!! (Foto) +18

E publikuar: 20/11/2015 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra e regbit të një prej universiteteve më të njohura në botë, atij të Oxford-it në Britani, po përgatitet për t’u ndeshur për herë të herë të parë më skuadrën konkurente të një tjetër universiteti rival po aq prestigjoz, si ai i Cambridge-it.

Në këtë prag ndeshje, vajzat e skuadrës angleze kanë realizuar një seancë me foto nudo përgjatë stërvites së tyre, që do të shpërbejë si një kalendar, shitjet e të cilit do të shkojnë për bamirësi në ndihmë të vajzave që kanë probleme me ç’rregullimet e ushqimit.

Një gjë e pazakontë kjo për një skuadër, për të tepër regbi për femra, që kanë pranuar të fotografohen në pozicionet e tyre taktike gjatë stërvitjes.

Kanë sfiduar të ftohtin e dimrin, por siç thotë dhe kapitenia Carly Bliss, ka qenë një ditë e veçantë për skuadrën.

“Fotot e kalendarit ishin vërtet argëtuese për të gjithë skuadrën. Na morën pak kohë nga përgatitja jonë e përditëshme. Ne donim që fotografitë të ishin sa më profesionale dhe të kuruara nga pikëpamja teknike e ushtrimeve që ne bejmë”, ka thënë ajo.

Skuadra e femrave të universitetit të Oxford do të takohet me rivalët legjendarë të Cambridge, në një ndeshje regbi, me datë 10 dhjetor 2015 në stadiumin Twicklenham. “Revista Nam”