Gjuriq: Çollaku nuk e din atë që e dijnë edhe baritë e Kosovës

E publikuar: 29/03/2015 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deklarata e ministrit për Integrime, Bekim Çollaku, i cili ka thënë se Serbia do të njeh statusin e Kosovës dhe se bashkësia e komunave serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, ka nervozuar zyrtarët serbë në Beograd, transmeton zeri.info.

Duke e komentuar deklaratën e Çollakut, Marko Gjuriq, i ashtuquajtur drejtor për Kosovë e Metohi në qeverinë e Serbisë, ka thënë se ‘Çollaku po bëhet  kinse nuk di diçka që e dijnë të gjithë baritë e Kosovës’.

“Çollaku po bëhet kinse nuk di atë që e dijnë të gjithë baritë e fshatrave të Kosovës, që Serbia nuk do ta njeh kurrë pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Gjuriq për mediat serbe, transmeton zeri.info.

Ai ka shtuar se kur bëhet fjalë për themelimin e bashkësisë së komunave serbe në veri të Mitrovicës, Serbia nuk do të pranojë asgjë më pak se ajo që e ofron marrëveshja e arritur në Bruksel.

“Politikanët shqitarë, në vend që të punojnë për të normalizuar marrëdhëniet, dhe për themelimin e bashkësisë së komunave serbe, po merren me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, diçka që nuk do të ndodhë”, është shprehur më tej Gjuriq./Zëri/