Gjendja sociale politike ne Kosove

E publikuar: 05/04/2015 18:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Argjend Softolli

Kosova si një shtet me territor të vogël e popullësi relativisht të vogël mirpo në moshë të re gjendet në një gjendje jo të mirë çfarë e ka pritur popullsia e këtij vendi, pothuajse tashmë 16 vite pas luftës shteti ynë përballet me shumë sfida që si një popullsi e vogël që jemi faza e tranzicionit na zgjati tepër shumë dhe asnjëherë nuk po mund të dalim nga kjo situate, ku në të gjitha institucionet publike kemi korrupsion, nepotizëm e degradim të tërsishëm.

Tashmë 16 vite pas luftës Kosova po përballet me shumë sfida njëra ndër to me të prekshme në ndjenjat e qytetarit kosovar është egzodi i madhe i qytetarëve jashtë Kosovës, po ashtu sfida tjera janë korrupsioni e nepotizmi dhe manipulimet nga më të ndryshme në të gjithe sektorët publike.

Ndërsa një gjë e cila tashmë nga të gjithë pothuajse është harruar është çështja e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë, si dhe mos shtrirja e sovranitetit në tërë territorin e shtetit të Kosovës.

Më së shumti për t’u shqetësuar është kërkesa e fundit e Beogradit dhe asosacionit te komunave serbe në Kosovë që ato të jene pjesë e Kushtetutës së Republikës së Serbisë dhe kjo është dhe duhet të jetë tepër shqetësuese për qeverin e vendit sepse domosdo ne po lejojmë që shteti serb të krijoj organe shtetërore funksionale brenda territorit të Kosovës dhe kjo është drejtpërsëdrejti shkelje e sovranitetit të vendit dhe natyrisht ata munden të funksonojn të pavarur nga gjykatat në Kosovë dhe nga pushteti qendror shtetëror i Kosovës sepse ata njihen si pjesë përbërëse e Republikës së Serbisë .

Një fakt tepër shqetësues dhe degradues për vendin eshte çështja e Mitrovicës Veriore sipas marrveshjes në Bruksel të gjitha të hyrat nga pikat doganore në veri të Mitrovicës investohen në komunat serbe dhe kjo tashmë është vetëm një lloj ndarje nga pushteti qendror në Prishtinë.

Sa i përket çështjes së Gjykatës Speciale, ajo duhet të marr dritën jeshile nga Parlamenti i Republikës së Kosovës sepse ky është obligim ndërkombëtar dhe se duke e ditur që lufta e UÇK-së ka qenë e pastër atëherë kjo gjykatë e vërteton edhe më bindshëm këtë gjë prandaj kjo gjykatë duhet të pranohet nga të gjithë faktori politik në vend e po ashtu edhe nga organizatat e dala nga lufta .

Sfidë kryesore në Kosovë mbetet gjendja e mjerueshme në arsim e në shëndetësi dhe në sigurin e vendit.

Kosovës për të dalë nga kjo krizë i duhet unfikimi qytetar dhe unfikimi i faktorit ntelektual të pastër të paprekur deri më tani nga politika si asnjëherë më parë Kosova ka nevojë për një qytetari aktive.