Gjelbër apo verdhë, ngjyra e topit të tenisit ka ngjallur shumë debat (Foto)

E publikuar: 26/03/2018 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

U postua si pyetje e thjeshtë në Twitter, por pati reagime të mëdha dhe u bë shumë debat, se çfarë ngjyre e ka topi i tenisit.

Mijëra përdorues janë bërë pjesë e pyetësorit, duke thënë se është i verdhë, por një e treta ishin të bindur se është i gjelbër, transmeton Telegrafi.

Për këtë ka reaguar Federata Ndërkombëtare e Tenisit, duke dhënë përgjigjen përfundimtare, se është i verdhë.

Ngjyra e topave të tenisit është e verdhë

“Zyrtarisht, topi duhet të jetë i verdhë apo i bardhë”, ka qenë reagimi, për të mbyllur këtë debat.

Këta topa kurrë nuk janë të gjelbër, vetëm kur vjetrohen shumë marrin nuancë të verdhë në të gjelbër.

Megjithatë, të gjithë i shohin ngjyrat ndryshe. Po që se e shihni si të gjelbër, atëherë keni një perceptim shumë të veçantë të ngjyrave. /Telegrafi/