Gjatë fundjavës, bien temperaturat

E publikuar: 22/02/2017 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Meteorologët kanë parashikuar që deri të premten të jetë mot pranveror ku temperaturat do të shkojnë deri në 14 gradë. Por nga ky mot i mirë temperaturat do të ndërrojnë drastikisht në ditën e shtunë.

Meteorologët kanë parashikuar rënie të temperaturave dhe reshje të lehta të borës. Temperaturat të shtunën do të jenë nga -3 deri në +4.

Ndryshimi drastik i motit do të vijoj edhe pas të shtunës pasi që të dielën pritet të ketë ngritje të temperaturave deri në 10 gradë.

Me mot pranveror do të fillojë edhe java e ardhshme ku temperaturat të hënën dhe të martën do të arrijnë deri në 14 gradë.

Ky mot me ndryshime të mëdha të temperaturave mund të jetë virusal dhe i rrezikshëm për shëndetin.