Gjarpri i fshehur në mënyrë të përkryer brenda plehut, vështirë shihet nga njerëzit e zakonshëm (Video)

E publikuar: 09/02/2018 11:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Plehu i mbledhur skaj një ferme në Australi, dukej krejtësisht i zakonshëm, sikur dikush mos ta shihet teksa aty futej një gjarpër.

Askush nuk mund ta dallonte reptilin me aftësi të mahnitshme kamuflimi, që ishte fshehur brenda masës dhe përbënte rrezik potencial në çdo moment, transmeton Telegrafi.

Aty është ftuar për intervenim Lockie Gilding, që është kapës profesionist dhe me rastet e postuara në Facebook, ka mbledhur mbi 54 mijë ndjekës.

Në fakt, brenda plehut kishte hyrë një gjarpër femër, që e kishte zgjedhur si hapësirën më të sigurt si fole për të lëshuar vezët.

Pasi e ka larguar prej aty, Gildig është kujdesur t’ia gjej një vend tjetër të sigurt, deri në kohën kur të vegjlit janë gati të dalin nga lëvozhga. /Telegrafi/