Gërxhaliu: Taksa ndaj Serbisë goditi xhepat e kosovarëve

24.08.2019 09:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Gërxhaliu: Taksa ndaj Serbisë goditi xhepat e kosovarëve

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, vitin 2019-të po e cilëson si vit të dështimeve ekonomike.

Sipas tij, vitet 2018-2019 janë vitet më fatale për ekonominë.

Gërxhaliu në një intervistë për Ekonomia Online ka përmendur disa indikatorë të cilët tregojnë gjendjen aktuale ekonomike në vend, transmeton Klan Kosova.

“Viti 2019 ka qenë bashkërisht me vitin 2018, vitet më fatale për zhvillim ekonomik. Ju po e shihni në çfarë trendi janë investimet e huaja direkte, çfarë trendi dhe niveli është imazhi i Kosovës”.

Gërxhaliu tha se shkalla e ulët e papunësisë, rënia e investimeve, largimi i të rinjve e kanë sjellë Kosovën në një pikë kritike.

“Ka shumë arsye për ta quajtur një vit të dështimeve ekonomike se sa një vit të ekonomisë, vetë faktin që e kemi këtë shkallë të papunësisë, e kemi një rënie të investimeve të huaja, vetë fakti që kemi një largim të të rinjve nga Kosova dhe me vetë faktin që imazhi i Kosovës është në pikën më kritike që nga paslufta, besoj janë argumentet më të mira të cilat e dëshmojnë se sa e dëmshme ka qenë kjo Qeveri dhe sa ka qenë një frazë utopike ajo frazë e quajtur vit i zhvillimit ekonomik”.

Ai ka renditur edhe dështimet e Qeverisë Haradinaj.

“Në rend të parë duhet të kuptohet që mbi interesat e shtetit nuk mund të vihet asnjëherë interesi i partive politike dhe i grupeve të caktuara. Kjo Qeveri karakterizohet shumë më tepër me humbje të kohës për të gjet masa për ripopullizëm se sa substancë për zhvillim ekonomik. E përdorën taksën ndaj Serbisë si një mekanizëm popullist mirëpo besoj që efektet e kësaj takse janë multidimensionale në kontekstin negativ për Kosovën”.

E duke folur për taksën e vendosur ndaj produkteve serbe, Gërxhaliu thotë se ka rritje enorme të importeve, por ka përmendur qytetarin i cili thotë se preket drejtpërdrejtë nga kjo taksë.

“Në rend të parë ekzistojnë indikatorët matës të efekteve të kësaj takse dhe dy shtyllat kryesore që të maten efektet është se a kemi rritje të eksporteve dhe a kemi rënie të importeve nga jashtë dhe ajo çka ndodh në Kosovë është që kemi rritje enorme të importeve dhe pothuajse të njëjtin nivel të eksporteve, në rend të dytë masa të tilla gjenerojnë inflacion që godet në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarin dhe sektorin privat, mbi të gjitha është një masë që e motivon dhe forcon ekonominë green ose të kriminalizuar dhe kur krejt kësaj i shtohet aspekti politik ku është humbur besimi i sponsorëve të Pavarësisë së Kosovës dhe vendeve aleate evropiane dhe SHBA-së, është dëmi më i madh që i është bërë Kosovës dhe besoj që është penalltia më e mirë që ju ka servuar Serbisë”.

Njohësi i rrethanave ekonomike, Safet Gërxhaliu, akuzon Qeverinë në dorëheqje se ka prekur rezervat shtetërore pa nevojë dhe ka shpërndarë para pa kritere.

Lëvdata ka drejtuar drejt Qeverisë paraprake.

“Qeverinë paraprake e karakterizon një dialog i mirëfilltë publiko-privat, një partneritet me Brukselin dhe Uashingtonin, por edhe me vendet e rajonit, mbi të gjitha e karakterizon një disiplinë financiare e cila për fat të keq nuk është bartur në këtë Qeveri. Sot cenohen rezervat shtetërore, shpërndahen para pa kritere, vetëm në bazë të meritokracisë, sot mungon përgjegjësia institucionale dhe individuale, nëse këto janë virtyte pozitive atëherë le t’i gëzoj kjo Qeveri”.

“Në Kosovë më nuk dëgjohen rekomandimet e sponsorëve të Pavarësisë dhe të miqve ndërkombëtar dhe në këtë drejtim jemi duke humbur edhe atë mbështetje që kemi pasur nga ta falë një popullizimi i cili për fat të keq e ka një kalitje 3 vjeçare me rastin e Demarkacionit me Malin e Zi dhe ky avaz do të vazhdojë edhe më tutje por duhet të jetë shumë sfiduese për Qeverinë e ardhme për shkak se problemet e grumbulluara në këtë mandat do të jenë vështirë për t’i zgjidhur sa që do të shkojë edhe një mandat qeveritar për tu marrë me këto vendime kinse të mëdha qeveritare që ngufatin ardhmërinë e Kosovës dhe të qytetarëve të saj dhe Kosova më tutje do të shndërrohet në një shtet për të ikur, jo për të qëndruar”.

Ai thotë se Kosova duhet të jetë e fokusuar në edukim, duhet ta ketë target ë ekonomik, por mbi të gjitha bazuar në sundim të rendit dhe ligjit.

“Derisa në një shtet kemi anarki dhe nuk kemi sundim të rendit dhe ligjit dhe përgjegjësi institucionale dhe individuale ne do të premtojnë, por realizimi i tyre do të jetë vetëm një dëshirë që nuk do të realizohet, nëse vërtet mendohet që Kosova ta ndërtojë ardhmërinë duhet të jetë e fokusuar në edukim, duhet ta ketë target ë ekonomik, por mbi të gjitha bazuar në sundim të rendit dhe ligjit, ndryshe do të na përsëritet një fat i padëshiruar ku vërtet aspekti social do të jetë një bombë e kurdisur që nuk do t’i bëjë nder ardhmërisë së saj”.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shala thotë se nuk do të votojë Qeverinë Hoti

Shala thotë se nuk do të votojë Qeverinë Hoti

Edhe 27 raste me koronavirus të hënën

Edhe 27 raste me koronavirus të hënën

15 kamionë me mallra serbe u kthyen mbrapa – Serbia, Thaçi e BE-ja kërkojnë heqjen e reciprocitetit

15 kamionë me mallra serbe u kthyen mbrapa – Serbia, Thaçi e BE-ja kërkojnë heqjen e reciprocitetit

Vetëvendosje: Kërkon procesverbalet dhe transkriptet e Gjykatës Kushtetues

Vetëvendosje: Kërkon procesverbalet dhe transkriptet e Gjykatës Kushtetues

Pas statusit të Ramës, Kosova heq tarifën 22 euroshe për kamionat

Pas statusit të Ramës, Kosova heq tarifën 22 euroshe për kamionat

Vetëvendosje nuk e ka në plan t’ia kërkojë dorëheqjen Osmanit

Vetëvendosje nuk e ka në plan t’ia kërkojë dorëheqjen Osmanit

Thaçi kërkon të formohet sa më shpejt Qeveria Hoti

Thaçi kërkon të formohet sa më shpejt Qeveria Hoti

IKSHPK: Kujdes me ushqimin gjatë verës

IKSHPK: Kujdes me ushqimin gjatë verës

Gashi i LDK’së nuk beson se Thaçi do ta ketë një mandat tjetër për President

Gashi i LDK’së nuk beson se Thaçi do ta ketë një mandat tjetër për President

Lajiq: Për shkak të masave të Kosovës, kamionët e Serbisë po kthehen prapa

Lajiq: Për shkak të masave të Kosovës, kamionët e Serbisë po kthehen prapa

Të mërkurën seanca për votimin e Qeverisë Hoti

Të mërkurën seanca për votimin e Qeverisë Hoti

Kushtetuesja heq paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës në versionin final të aktgjykimit për dekretin

Kushtetuesja heq paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës në versionin final të aktgjykimit për dekretin

Pasi e pranuan aktgjykimin e Kushtetueses, LDK-ja mblidhet nesër

Pasi e pranuan aktgjykimin e Kushtetueses, LDK-ja mblidhet nesër

Haziri: Kemi aktivizuar të gjitha shërbimet e parapara me pakon e tretë të lehtësimit të masave

Haziri: Kemi aktivizuar të gjitha shërbimet e parapara me pakon e tretë të lehtësimit të masave

OAK kërkon të largohet tarifa për dezinfektim ose të mbulohet nga shteti

OAK kërkon të largohet tarifa për dezinfektim ose të mbulohet nga shteti

Reciprociteti: Sot 11 maune me mallra serbe nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë

Reciprociteti: Sot 11 maune me mallra serbe nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë