Gazetari insiston në marrjen e përgjigjes, presidentja kroate i “rrëmben” mikrofonin (Video)

E publikuar: 06/11/2018 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo që do të duhej të ishte një deklaratë e zakonshme për media është shndërruar në një konferencë me një moment jo të zakonshëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur një gazetar kroat i drejtohet presidentes kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq.

Siç edhe mund të shihet në video, gazetari kroat i drejtohet me një pyetje presidentes kroate, rreth mospjesëmarrjes së saj në një konferencë në Marrakech të Marokos, në të cilën gjatë dhjetorit pritet të nënshkruhet traktati i OKB-së për migrim.

Megjithatë, në insistimin e gazetarit, Kolinda Grabar-Kitaroviq ka kapur mikrofonin, e tërhoqi atë kah vetja tha: “Faleminderit shumë për këtë pyetje. Unë iu përgjigja të gjithave…”. /Telegrafi/