Gashi: Sylejman Selimit dhe Sami Lushtakut, EULEX nuk po ia falë “FAJIN” (Video)

E publikuar: 20/04/2016 22:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati Tomë Gashi tha se më në fund kanë marr ftesat për t’i paraqitur ankesat për Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe të tjerët, prej se i kanë bërë ankesat ndaj dënimeve që janë dhënë.

“Ne sot më në fund pas një viti kemi marrë ftesat për t’i paraqitur ankesat për Sylejman Selimin, Sami Lushtakun, e të tjerët prej 11 Majit”, ka thënë Gashi në Rrokum, duke e quajtur skandaloze pritjen prej një viti për ta shqyrtuar një lind, derisa këtë ia adresoi EULEX-it.

“EULEX-u është duke bërë gabime të qëllimshme se shumë lehtë mundemi me pa që ka standarde të dyfishta”, shtoi Gashi.

Duke folur për dëshmitarët, Gashi tha se rasti Drenica është gjykuar me halucinacione dhe se tendenca e vetme e EULEX-it është që t’i mbaj në paraburgim ish-komandantët e UÇK-së.

“Sylejman Selimi është gjykuar nga një person me probleme psikike, kjo u konfirmua edhe nga analizat e bëra. Nëse rasti i Sylejman Selimit dhe Sami Lushtakut do të shkonte në Hagë asnjë gjyqtare s’kishe me marrë këtë rast se nuk ka prova. Këto kane qene tendencioze”, vlerësoi Gashi.

Avokati shpreson që këtë “faj” të tyre ka me heq Gjykata e Apelit me rastin e vendosjes lidhur me ankesat e avokatëve mbrojtës dhe se ata dhe komandantet e ushtaret tjerë të UÇK-së në rastin Drenica, Gjykata e Apelit do t’i gjejë “Te Pafajshëm”.

https://youtu.be/JCYKZqhj90c