Garazh organizon në ICTSlab workshopin “Business Process Automation” me të ftuar Amir Mohammad Esmaeilakhtar

E publikuar: 15/11/2018 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më 21 Nëntor Garazh organizon në ambientet e ICTSlab, takimin me temë “Workshop Business Process Automation” me të ftuar Amir Mohammad Esmaeilakhtar.


Esmaeilakhtar është një inxhinier IT, Arkitekt Uebi, Menaxher Projektesh IT, Zhvillues Uebi dhe Databazash si dhe Lektor në Universitetin Marin Barleti.

Ai është themelues i AME Digital Consulting dhe zotëron një eksperiencë të gjerë në marketing dixhital, media online dhe PR, e-commerce, E-learning dhe mentorship startupesh.


Amiri ka bashkë-themeluar startupe të tjera të suksesshme në Shqipëri dhe është mjaft i njohur në komunitetin e startupeve.

Automatizimi i proceseve tek bizneset po shndërrohet në një domosdoshmëri për kontrollin dhe zhdërvjellësimin e tij.

Ky mjet shumë i rëndësishëm për CIO-t ka ndryshuar drastikisht mënyrën sesi punojmë dhe drejtojmë bizneset.

Sot qëllimi është që të maksimizohen proceset automatike dhe jo ribërja e tyre nga e para.

Arritjet në teknologji dhe suksesi i shërbimeve cloud kanë përshpejtuar evoluimin e proceseve për bizneset.

Ndërsa kërkesa është në rritje për kryerjen e detyrave komplekse dhe intensive, objektivi kryesor është automatizimi i sa më shumë proceseve të jetë e mundur.

Por pse? Cilat janë përfitimet e vërteta për bizneset nëse aplikohet kjo qasje?

Këto pyetje do të marrin përgjigje në workshopin e 21 Nëntor ICTSlab në orën 18:00.

Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë mund të regjistrohen përmes Evenbrite në këtë lidhje: https://www.eventbrite.com/e/workshop-business-process-automation-tickets-52521239441?fbclid=IwAR32vz_kvz1MgABh-X81AxX-zGUpCBlKWghxyXZUZaPlQmBwxLHGagp6Y8Q

Pjesëmarrja në workshop do të jetë e lirë.

Garazh është një organizim i ri dhe inovativ i ngritur me qëllim të ofrojë mbështetjen e komunitetit shqiptar të startup, IT si dhe entuziastëve të sipërmarrjes inovatore.

ICTSlab është qendra më e re e inovacionit edhe edukimit në Tiranë e themeluar nga shtëpia botuese ICTSmedia e cila ka për qëllim përgatitjen e të rinjve dhe fëmijëve për sfidat e shekullit 21. /PCWorld Albanian