Futbollisti që e rrëzoi pa dashje gazetaren simpatike derisa po raportonte live, i kërkon asaj falje – edhe takim (Foto/Video)

E publikuar: 23/11/2018 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetarja sportive Laura Rutledge, që punon në rrjetin e ESPN që këto ditë e rrëzua për tokë dy sportistë derisa po raportonte live gjatë një ndeshje futbolli amerikan, ishte bërë sensacion.

Por, njëri nga sportistët që e kishte rrëzuar gjatë ndeshjes ia ka rrëmbyer vëmendjen me një veprim që e ka bërë – ai në shenjë kërkim falje për rrëzimin i kërkoi ta “qeras” me një darkë, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për futbollistin Prather Hudson i cili i kërkoi falje publikisht ish-Miss Floridës, që njihet për komentimet unike gjatë aktiviteteve sportive.

“Më vjen shumë keq që të kam rrëzuar, por mund të vijë të të marr në orë shtatë”, ka shkruar Hudson në profilin e tij në Twitter.

Por, përgjigja e biondes që është e martuar me agjentin e bejsbollit Josh Rutlege, i është përgjigjur thjesht – duke i dërguar një emoji duke qeshur. /Telegrafi/