Furrtari nga Zymi i Hasit fiton mbi 2 milionë euro në loton kroate

E publikuar: 09/01/2016 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hil Kolgjeraj, një furrtar nga Zymi i Kosovës, që jeton në Kroaci, ka fituar këtë javë një shumë të madhe në Llotarinë Kroate. Afër 18 milionë kuna ose rreth 2.3 milione auro i ka fituar duke luajtur, siç e thotë vetë, për herë të parë në jetë, në loto.

“Nuk kam luajtur kurrë më parë pasi që kam menduar se, thjesht, është e pamundur të kesh kaq shumë fat dhe t`ia qëllosh të gjithë numrave”, thotë Hili, shkruan faqja kroate në internet novosti24.net, transmeton albinfo.ch.

“As kësaj here nuk do të kisha luajtur po të mos më nxiste një mik. Po kalonim pranë kioskut të lotarisë dhe pasi që shoku im luan rregullisht, u ndalëm për ta blerë një biletë”.

“Atëherë ai më pyeti përse nuk luaj edhe unë”.

“Haha Hil qyqari, po hajt, duhet së paku njëherë të provosh të luash, përndryshe kurrë nuk do të fitosh asgjë”.

“Pasi më tha kështu, vendosa që edhe unë ta blej një biletë llotarie”, thotë Hili.

I pyetur se sa para do t`ia japë shokut dhe se ku mendon t`i shpenzojë paratë e fituara, Kolgjeraj thotë:

“Ende nuk e di. Por ajo që e di me siguri është se me disa qindra kunat e para do të pimë dhe festojmë një herë si duhet me mikun tim. Dhe, do ta fitojë edhe ai pjesën e tij, pa merak. Sepse megjithatë falë tij unë u bëra i pasur”.