Frashër Krasniqi: Iu kemi thënë se Kurti është rrezik për Kosovën

E publikuar: 10/03/2020 15:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, i cili tashmë aktivitetin e tij politik e ushtron në Partinë Socialdemokrate të Dardan Molliqajt, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit dramatike dhe paralajmërimet e SHBA’së për tërheqje të trupave nga Kosova.

Krasniqi thotë se janë etiketuar si tradhtarë kur kanë thënë se “Albin Kurti është rrezik për Kosovën”, raporton Gazeta Express.

Një reagim të tillë Krasniqi e ka bërë në llogarinë e tij zyrtare në ‘facebook’.

“Kur thojshim “Albin Kurti është rrezik për Kosovën”, na thojshit tradhëtarë”, ka shkruar Krasniqi.

Mbrëmë senatori amerikan, David Perdue, kishte thënë se nëse Kosova nuk e heq taksën atëherë SHBA’ja duhet të rishqyrtojë praninë ushtarake.

Ndërkohë një qëndrim të tillë e kanë shpërndarë edhe Richard Grenell dhe Robert O’Brien.

E sikur të mos mjaftonte kjo, djali i Donald Trump, ka thënë në mënyrë të qartë se “është koha që forcat amerikane të kthehen në shtëpi”.