Fqinji i guximshëm shfrytëzon veturën e tij për t’ua bllokuar rrugën hajnave – dhe nuk ndalet me kaq (Video)

E publikuar: 14/02/2019 18:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti i habitshëm që një burrë me një veturë Range Rover përpiqet të bllokojë hajdutët ndërsa ata tentojnë të ikin bashkë me veturën e vjedhur të fqinjit të tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet që besohet të jenë filmuar në zonën Holbrooks të Coventry, kapin shoferin ndërsa parkon makinën e tij prapa makinës së vjedhur.

Ai pastaj manovron me veturën e tij për të bllokuar ata që po tentonin të iknin, disa herë – para se të ndjekë ata kur ata përfundimisht mund të largohen.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur se kur është zhvilluar kjo ngjarje, vetëm se komentuesit vlerësojnë se shoferi i veturës që tentoi të bllokonte hajnat ishte vërtet një hero. /Telegrafi/