Fotografitë e shëmtuara nga fëmijëria, iu përfunduan në internet prej bashkëshortëve të tyre (Foto)

E publikuar: 07/10/2017 18:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkëshortët mendojnë se dinë gjithçka për partnerët e tyre, por ka disa sekrete që fshihen në fotografitë e mbyllura në hapësira të errëta plot pluhur.

Disa që ua kanë gjetur burrit apo gruas imazhet e pazakonta të fëmijërisë apo rinisë, kanë vendosur t’i postojnë në internet dhe tani është një llogari e veçantë dedikuar vetëm për këto, transmeton Telegrafi.

Prej stilit të pazakontë të flokëve, pozitave jo normale dhe veshjeve shumë të diskutueshme, janë këto disa nga fotografitë, që u treguan vetëm për të turpëruar partnerët.

“Më duhet t’i djeg dhe të zhdukë disa imazhe, ato më tregojnë sikur jam i sëmurë mendor, ndërsa gruaja ka shumë arsye të hakmerret në mua”, është një nga komentet e shumta.

Përmbledhja e mëposhtme, shfaq disa nga rastet më ekstreme. /Telegrafi/