Fotografia simbol i luftës 6 vjeçare në Siri, që po pushton botën

E publikuar: 17/03/2017 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një fotografi e publikuar fillimisht nga agjencia e lajmeve “AFP” duket se ka pushtuar botën dhe ka përlotur qindra persona.

Fotografi anonim ka arritur të kap momentin ku një banor i Aleppos Mohammed Mohiedin Anis, shtëpia e të cilit u shkatërrua nga bombardimet, ndëgjonte muzikë nga një gramafon i vjetër.

Kjo fotografi është konsideruar simbol i luftës gjashtëvjeçare në Siri, konflikti më fatkeq pas Luftës së Dytë Botërore.

Mohammed, i njohur si Abu Omar është shprehur për reporterët e Alepos se para luftës ishte një koleksionist i apasionuar pas makinave të vjetra.

Por tashmë, si duket edhe në foto, e vetmja gjë që i ka mbetur është ky gramafon i vjetër.