Foto e parë e Tatlisesit pas operacionit, shikoni sa është plakur (Foto)

E publikuar: 01/04/2015 09:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarin turk, operacioni në kokë dhe qëndrimi për një kohë të gjatë në spital, duket se e ka lodhur së tepërmi.

Bëhet fjalë për Ibrahim Tatlises, i cili aktualisht po rehabilitohet në spitalin e qytetit të Miamit të SHBA-ve, pas një ndërhyrje kirurgjike në tru.

Por, në fotografinë e parë të publikuar pas kryerjes së operacionet, Ibo duket i lodhur dhe mjaft i plakur.

Kujtojmë se legjenda e muzikës turke për disa muaj ka qenë në gjendje kome, pas u plagos me një plum në kokë, e cila i kishte shkaktuar dëme të mëdha trupore, përkatësisht ka të paralizuar një pjesë të trupit.

Vlen të theksohet se Tatlises në vitin 2008 kishte mbajtur një koncert në stadiumin e Prishtinës, ku ishin prezent rreth 20 mijë adhurues të këngëtarit.