Forcat e Irakut depërtuan në një qytet afër Mosulil

E publikuar: 22/10/2016 14:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Forcat irakiane kanë depërtuar sot në qytetin Hamdanijah, që kryesisht është i banuar me popullatë të krishterë, i cili ishte nën kontroll të grupit ekstremist, Shteti Islamik, prej vitit 2014, gjatë ofensivës së ushtrisë së Irakut për rimarrjen e qytetit Mosul, që është baza e fundit e fuqishme e militantëve të IS-it në Irak.

Raportohet se forcat kanë arritur në qendrën e qytetit Hamdanijah, i njohur edhe si Karakosh, dhe i kanë ngitur flamujt irakianë.

Ky qytet, 20 kilometra nga Mosuli, besohet se në masë të madhe është i pabanuar.