Këngëtari Flori Mumajesi ka bërë një postim në rrjetet sociale ku del krah kandidatit për kryeministër të koalicionit PDK-AAK-Nisma…Ramush Haradinaj
Këtë postim Flori e ka bërë në rrjetet sociale duke shkruar se pse duhet votuar Ramushi të dielën nga qytetarët e Kosovës më 11 qershor.
“Shqiptari i duhur për Kosovën”, ka shkruar Flori në llogarinë e tij në Facebook, gjersa shihet me një flamur kombëtarë bashkë me liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj.
Të dielën Ramushi do të jetë në garë më kandidatin e koalicionit LDK-AKR-AA, Avdullah Hoti dhe atë të Vetëvendosjes, Albin Kurti. /GazetaExpress/