Fletushka qeveritare për informim të qytetarëve për liberalizimin e vizave

E publikuar: 14/08/2018 18:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë janë shpërndarë fleta informuese lidhur me liberalizimin e vizave, ku gjenden disa pyetje për këtë proces që Ministria e Integrimit Evropian thotë se do të ndodhë në fund të vitit.
Lidhur me këtë fushatë, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka thënë se “Ne do të bëhemi edhe formalisht pjesë e pandashme e vlerave evropiane, kulturës dhe trashëgimisë evropiane, ashtu siç ishim përherë…”

“Djemtë e vajzat, me fletushka informuese për qytetarët, në Sheshin ‘Nëna Terezë’, ofrojnë përgjigje në tri pyetjet: Çka duhet të dini për liberalizimin e vizave? Çka është liberalizimi i vizave, Çka nuk është liberalizimi i vizave. Pra, filloi fushata për liberalizimin e vizave. Ne jemi gati për liberalizim. Ne e dimë rëndësinë e liberalizimit dhe kemi punuar që të arrihet kjo ditë sa më parë. Ne do të bëhemi edhe formalisht pjesë e pandashme e vlerave evropiane, kulturës dhe trashëgimisë evropiane, ashtu siç ishim përherë…”, ka shkruar Hoxha në Facebook.