Fituesja e konkursit të bukurisë dorëzon kurorën, e quajtën të shëndoshë

E publikuar: 30/08/2017 17:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fituesja e konkursit të bukurisë ka refuzuar të marrë kurorën pasi i thanë se është shumë e shëndoshe dhe duhet të mbajë dietë.

Zoiey Smale do përfaqësonte Mbretërinë e Bashkuar në Miss United Continents 2017 pasi fitoi konkursin kombëtar në Nottingham.

“Unë mendoj se është e rëndësishme të fuqizojmë femrat dhe të mësojmë se është në rregull që të jesh i shëndetshëm, i arsimuar dhe model i mirë. Unë nuk e dorëzova kurorën time menjëherë. Sipas saj, drejtori ndërkombëtar i konkursit kishte vënë në dyshim linjat e saj duke e quajtur të shëndoshë. Kjo gjë që më bëri të heq dorë në mënyrë që të kujdesem për dietën ushqimore,” – tha 28-vjecarja për BBC.

Ajo ka më shumë se një dekadë që ka hyrë në konkurse bukurie dhe këtë herë arriti të mundte 11 finalistë duke marrë titullin kryesor. Sfida e rradhës do të ishte me 23 shtator, por nuk dihet se cfarë do ndodhë tani. Pas kësaj, bukuroshja ka marrë shumë mbështetje në rrjete sociale.