Fisnik Ismajli: Jam kënaqë me biçikletë të re!

E publikuar: 03/04/2015 22:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajli ka treguar se pas seancës së sotme të Kuvendit në shtëpi ishte nisur bicikletë të re.

Ai thotë se është kënaq dhe që mezi pret që të bëjë më shpesh këtë rrugë.

Postimi i plotë në Facebook:

Sot, qashtu me tesha kat që i pata n’Kuvend, me pantallona përfundi çorapës në kambë të djathtë mos me ma përlye zinxhiri, u ktheva prej zyrës te Qafa, në shpi në Breg të Diellit me bicikletë të re, për herë të parë prejse u pata nda prej “speciallkës” së kuqe me 1991, kur isha 18 vjeç.

Edhe a e din çka? Jam kënaqë! Edhe mezi po pres me e ba këtë rrugë ma shpesh. Shumë ma shpesh.

Image