Fillon darka e punës e Mogherinit me liderët e Ballkanit Perëndimor

E publikuar: 29/10/2019 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është publikuar fotografia e përbashkët e liderëve të rajonit në Bruksel nga takimi me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në këtë darkë pune, të cilën e ka ftuar përfaqësuesja e lartë e BE-së, janë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Fotografia është publikuar nga zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq.

Nuk dihet nëse në të njëjtin do të ketë diskutime bilaterale mes dy liderëve, Thaçi e Vuçiq, mirëpo mediat kanë raportuar se në takimin e përbashkët dialogu do të jetë tema kryesore e diskutimit.