Fëmijët u zgjuan nga gjumi dhe hynë në pishinë, njëri prej tyre mbeti pesë minuta nën ujë (Video)

E publikuar: 18/06/2018 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tanah Zuniga nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, thotë se është mrekulli që i biri saj 17-muajsh është gjallë, pasi mbeti për pesë minuta pa frymë nën ujë, kur hyri në pishinën e shtëpisë.

Vogëlushin Elijah dhe tezakun e tij Jaelyun, i kishin vënë në gjumë dhe nënat po kryenin disa angazhime në kuzhinë, transmeton Telegrafi.

Me tu zgjuar prej gjumit, ata dolën përjashta dhe hynë fshehurazi në pishinë, ndërsa njëri prej tyre është kthyer sërish në shtëpi.

“Kur e pamë që ishte i lagur, e pyetëm se çfarë ka ndodhur. Ai nuk na u përgjigj menjëherë, bëri me gisht nga pishina dhe tha Elijah”, ka shpjeguar Zuniga momentin dramatik.

Kamerat e sigurisë e kanë filmuar momentin, kur fëmijët hynë në pishinë, përpëlitjet e vogëlushit si dhe nënën e tij që e nxori me shpejtësi.

Megjithëse qëndroi afro pesë minuta nën ujë, ndihma e parë që i dha nëna e ndihmoi që të mbijetoi, ndërsa pas kontrollit mjekësor është lëshuar në shtëpi. /Telegrafi/