Fëmijët shpëtojnë qenin që po tentonte ta mbyste pitoni që ishte mbështjell në trupin e tij (Video)

E publikuar: 03/10/2018 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tre fëmijë janë treguar human dhe shumë trima, kur arritën ta shpëtojnë një qen të cilin një piton tentonte ta mbyste pasi ishte mbështjell në trupin e tij.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur fëmijët bëjnë të pamundurën për ta shpëtuar qenin që kishte mbetur në një zonë të gjelbëruar, të cilin e kishte bllokuar pitoni që ishte mbështjell në trupin e qenit, transmeton Telegrafi.

Duke parë se nuk po largohej dhe po rrezikohej jeta e qenit, ata filluan ta godasin me shkopinj, derisa në një moment pitoni u dorëzua dhe kështu ata e larguan nga trupi i qenit.

Të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon i kanë duartrokitur fëmijët që kanë rrezikuar jetën për ta shpëtuar qenin. Ndërsa ende nuk dihet se ku është filmuar videoja. /Telegrafi/