Falënderon 10 milionë ndjekësit në Instagram Bebe Rexha, me një video të veçantë

E publikuar: 09/12/2019 19:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vazhdon të jetë një prej emrave më të suksesshëm në rrafshin ndërkombëtar dhe sukseset për Bebe Rexhën duket se nuk kanë të ndalur.

Ajo njëherësh është shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan imazhe të ndryshme nga jeta personale dhe ajo profesionale.

Këto ditë, biondja po ashtu bëri të ditur se grumbulloi plot 1o milionë njerëz në llogarinë e saj personale, Instagram.

Bebe Rexha bëhet me 10 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Gjatë ditës së sotme (e hënë), ajo ka vendosur t’i falënderojë fansat me një video duke përmbledhur disa nga momentet e saja më të bukura.

“10 milionë prej juve.. e pabesueshme. Mundohem të mos kapem pas numrave por është një bekim thjesht për të pasur një audiencë. Nuk ishte gjithmonë kështu. Faleminderit për Rexhars e mia të bukura që ju dua shumë, ne e bëmë këtë së bashku”, ka shkruar Bleta (emri i vërtetë i Bebes) krahas videos.

Ndërkaq, Rexha u bë shqiptarja e tretë më e ndjekur në këtë rrjet social, që pasohet nga Rita Ora e renditur e dyta me 15.6 milionë, dhe Dua Lipa e cila prin e para me 36.7 milionë njerëz që e ndjekin në Instagram.