Facebook, Twitter merren në pyetje nga Kongresi amerikan

05.09.2018 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Facebook, Twitter merren në pyetje nga Kongresi amerikan

Drejtuesit e Facebook-ut dhe Twitter-it po merren në pyetje nga senatorët amerikanë, në lidhje me hapat e tyre për të çrrënjosur operativët rusë dhe agjentët e tjerë, që po bëjnë përpjekje të ndikojnë zgjedhjet e ardhshme për Kongres.
Kongresi i ka kritikuar vazhdimisht këto media sociale gjatë vitit të kaluar, pasi dëshmitë kanë treguar se ato kanë qenë në ballë të përpjekjeve të dyshuara të Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Trembëdhjetë rusë janë akuzuar nga këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, për përfshirje në komplotin e dyshuar për të prishur zgjedhjet e vitit 2016, duke krijuar llogari të rreme në Facebook dhe Twitter.

Përpara seancës dëgjimore në Komitetin e Senatit për Inteligjencë, themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, tha në një artikull të publikuar në Washington Post se kompania e tij është e angazhuar në një “garë armësh” me hakerë të sofistikuar që duan të dëmtojnë demokracinë.

“Ndërmarrjet si Facebook përballen me kundërshtarë të sofistikuar dhe të financuar mirë, të cilët po forcohen gjithnjë e më shumë”, tha Zuckerberg.

“Është një garë armësh dhe sektori publik dhe ai privat në SHBA duhet t’i mbledhin forcat për të mbrojtur demokracinë e Amerikës nga ndërhyrja nga jashtë”, tha Zuckerberg.

Google i refuzoi kërkesat e komitetit të Senatit për të dërguar shefin e saj ekzekutiv, Sundar Pichai, por lëshoi një deklaratë të shkruar nga zyrtari i saj kryesor ligjor.

Kryetari i komitetit të Senatit, Richard Burr, tha se Google “nuk e kupton problemin” nëse nuk dëshiron të punojë me qeverinë për të gjetur zgjidhje.

Duke iu përgjigjur ligjvënësve, shefja e operacioneve në Facebook, Sheryl Sandberg, tha se ky rrjet social “ka vepruar shumë ngadalë” ndaj ndërhyrjes në zgjedhje.

Shefi ekzekutiv i Twitter-it, Jack Dorsey, tha se platforma e tij “nuk ka qenë e përgatitur”

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shtesat për fëmijët, pak entuziazëm te prindërit

Shtesat për fëmijët, pak entuziazëm te prindërit

Haradinaj: Duhet të përmbyllet shtetbërja e Kosovës

Haradinaj: Duhet të përmbyllet shtetbërja e Kosovës

Gjermania dhe BE-ja, kundër importit të veturave të vjetra në Kosovë

Gjermania dhe BE-ja, kundër importit të veturave të vjetra në Kosovë

Rama na zbulon arsyen e “vërtetë” të paketës misterioze “anti- shpifje”

Rama na zbulon arsyen e “vërtetë” të paketës misterioze “anti- shpifje”

Daçiq: Lesoto ka tërhequr njohjen e Kosovës

Daçiq: Lesoto ka tërhequr njohjen e Kosovës

Në këto vende nuk do të ketë rrymë ditët në vijim

Në këto vende nuk do të ketë rrymë ditët në vijim

Ministri Shala në Ditën Botërore të Standardeve: Le të fillojmë të krijojmë besimin në produktet vendore

Ministri Shala në Ditën Botërore të Standardeve: Le të fillojmë të krijojmë besimin në produktet vendore

Vuçiq i quan marrëzira deklaratat e Thaçit për Luginën e Preshevës

Vuçiq i quan marrëzira deklaratat e Thaçit për Luginën e Preshevës

Efektet e ofertës së Zaevit për falje mund të jenë edhe negative

Efektet e ofertës së Zaevit për falje mund të jenë edhe negative

Matoshi e Jashari përuruan fillimin e punimeve në rregullimin e shtratit të lumit Klina në Skenderaj

Matoshi e Jashari përuruan fillimin e punimeve në rregullimin e shtratit të lumit Klina në Skenderaj

LDK: Zgjedhjet janë të nevojshme dhe të pashmangshme, për të tejkaluar krizën institucionale

LDK: Zgjedhjet janë të nevojshme dhe të pashmangshme, për të tejkaluar krizën institucionale

Qeveria e Kosovës miraton koncept dokumentin për Teatrot

Qeveria e Kosovës miraton koncept dokumentin për Teatrot

Kapen medikamentet në dy raste të ndara

Kapen medikamentet në dy raste të ndara

Pacolli injoron spekulimet: Kosova së shpejti në Interpol

Pacolli injoron spekulimet: Kosova së shpejti në Interpol

Nisin bisedimet me NATO-n, Kuvendi do të vendosë për anëtarësim

Nisin bisedimet me NATO-n, Kuvendi do të vendosë për anëtarësim

Kryeprokurori Syla ka kërkuar që lëndët e vjetra të trajtohen me prioritet

Kryeprokurori Syla ka kërkuar që lëndët e vjetra të trajtohen me prioritet